CH-Ballkani
Filmi “Zgjoi”, bashkëprodhimi i parë zyrtar mes Kosovës dhe Zvicrës
Ky është ko-produkcioni i parë zyrtar Kosovë-Zvicër, duke qenë njëkohësisht i mbēshtetur edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia që bën një bashkëprodhim në mes katër shteteve
Filmi “Zgjoi” me regji dhe skenar nga Blerta Basholli dhe producent Yll Uka mbështetet nga tri fonde të tjera: nga Zvicra – Fondi Shtetëror (Federal office Culture OFC), Cinéforom nga kantoni i Géneves si dhe nga Televizioni Nacional Zviceran RTS, i cili është njëkohësisht edhe bashkëprodhues, thuhet në një komunikatë të Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Filmi pëcjell Fahrijen, e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal, ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë, pos bletëve, që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.
Ky është koproduksioni i parë zyrtar Kosovë-Zvicër, duke qenë njëkohësisht i mbēshtetur edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia, që e bën një bashkëprodhim mes katër shteteve. Producent të tjerë të filmit janë: producenti ekzekutiv Valon Bajgora, bashkëproducentët Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Paskal Semini dhe Agon Uka.
Aktorët në rolet kryesore janë: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Kaona Sylejmani, Mal Safqiu, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Blerta Ismaili, Molikë Maxhuni, Valire Zeneli etj.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih