Lajme
Filmi “The News”, i regjisorit shqiptar, hap dyert për “Oscar” e “Bafta”
“The News” është një film i prodhimit shqiptar që hap dyert për çmime të mëdha
Filmi “The News”, i regjisorit shqiptar, Lorin Terezi, duket se ka goditur në shenjë që në premierë. E këtë ia ka dalë ta bëjë në një kontinent tjetër, meqë filmi ia ka hapur dyert për trofe, si “Oscar” e “Bafta”, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ky ka triumfuar si Filmi më i mirë në kategorinë ndërkombëtare të filmit të shkurtër në edicionin e 29-të të “FlickerFest” në Sydney të Australisë, që u mbajt prej 10 deri më 19 janar.
Vlen të theksohet se filmi “The News” ishte në mesin e rreth 200 filmave që u bënë pjesë e edicionit të sivjetshëm nga 3 mijë e 500 aplikime, që ishte një rekord për festivalin kualifikues për “Academy Awards” dhe “British Academy of Film and Television Arts”, transmeton koha.net.
Ky film, brenda 23 minutave sjell historinë e një nuseje të re dhe vjehrrës e vjehrrit të saj. Jeta e tyre e zakonshme merr një kthesë tjetër, kur nusja gjen afër burimit një kufomë. Këtu fillon një betejë mes fshatarëve, teksa policia dhe mediat zbarkojnë në fshatin e harruar. Rolin e nuses e luan aktorja nga Kosova, Albulena Kryeziu-Bokshi.
Duke lënë anash peshën e çmimit që ka marrë në ceremoninë e së dielës mbrëma, regjisori Terezi ka thënë se ky sukses për të ka një tjetër domethënie.
“Për mua shumë e rëndësishme është që një histori shqiptare i kalon kufijtë tonë dhe perceptohet dhe në një kontinent tjetër duke u vlerësuar. Kjo, përtej sotisfaksionit që të jep një çmim”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












