Kultura
“Zana”, premierë botërore në Toronto
Filmi i gjatë artistik “Zana” nga Antoneta Kastrati, do ta ketë premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF), që do të mbahet gjatë datave Shtator 2019, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës, për filmin i cili është prodhim i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Të jesh nga një vend i vogël, dhe t’i përkasësh brezit të parë të kineasteve femra nga Kosova, është nder për mua që ta shfaq filmin tim të parë në një festival kaq të respektuar dhe në mesin kineastëve të mrekullueshëm. Këtë vit shënohet edhe 20-vjetori i luftës së Kosovës, dhe filmi ZANA është përpjekja ime e gjatë për të reflektuar në të kaluarën time personale të kohës së luftës. Për mua është shumë e veçantë që për herë të parë arrij ta ndaj këtë histori me një audiencë më të gjerë. TIFF e ka bërë të mundur këtë”, citohet të ketë thënë regjisorja.
Siç e përshkruan QKK, filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjelle një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë, përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës.
Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson, bashkëproducente Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri) dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Vedat Bajrami, Çun Lajçi dhe Ilire Vinca.
“Ndërsa mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike të Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe Komuna e Pejës. Projekti filmik ishte po ashtu pjesëmarrës i MIDPOINT Feature Launch 2017, fitues i MIDPOINT Development Award, dhe pjesëmarrës i MIDPOINT Editing Room”, njofton QKK, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë Në disa rajone të Zvicrës këtë javë po bie borë. Ultësirat alpine janë veçanërisht të prekura,...
-
Studimi zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Rritje e përdorimit të antibiotikëve në Zvicër
-
Si të merrni bileta të lira të skive?
-
Si do të ndikojë tek ju mbyllja e ardhshme e stacioneve të trenit të Gjenevës?