Kinema

Filmi shqiptar, në konkurrencë zyrtare në festivalin prestigjioz të Kanës

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi “The Van”, me regji të Erenik Beqirit, tashmë është në konkurrencë zyrtare në Festivalin e Kanës, në metrazhin e shkurtër, shkruan albinfo.ch.

Nga 4240 filma sa kanë konkurruar, “The Van” është në mesin e 11 filmave të përzgjedhur.

“The Van” është film nga regjisori Erenik Beqiri, i cili është futur në konkurrencë zyrtare në Festival de Cannes short competition. Shumë urime gjithë ekipit, e në veçanti aktorëve kosovarë Arben Bajraktaraj dhe Afrim Muçaj. Suksese”, kanë shkruar nga QKK.

Edicioni i 72-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë do të mbahet më 14-25 maj.