Lifestyle

Filmi “The Shape of Water”, triumfues në shpërblimet “OSCARS”

Në edicionin e 90-të të “Oscar Awards” ka dominuar “The Shape of Water” i regjisorit Guillermo Del Toro.

Në mbrëmjen madhështore e ndarjes së shpërblimeve “Oscars” ky film u shpërblye me katër çmime, përfshirë filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë, përcjell albinfo.ch.

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj është shpallur “A Fantastic Woman” nga Kili, ndërkaq filmi më i mirë i animuar u zgjodh “Coco”.

Guillermo Del Toro u shpërblye me “Oscars” për regjisorin më të mirë me filmin “The Shape of Water. Aktori më i mirë u shpall Gary Oldman, i cili luajti në filmin “Darkest Hour”.

Shpërblimi për aktoren më të mirë u nda për Frances McDormand, e cila aktroi në filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”.