Kinema
Filmi “Roma”, më i miri i vitit, sipas kritikëve
“Roma”, film spanjoll i platformës Netflix, bardh e zi, është shpallur tashmë filmi më i mirë i vitit nga kritikët amerikanë, derisa gara për shpërblimet “Oscar” po intensifikohet.
Drama familjare, ngjarja e së cilës zhvillohet në Meksikën e viteve 70, është shkruar dhe realizuar nga Alfonso Cuaron.
E kritikët nga Nju-Jorku, Chicago, Los Angeles dhe San Francisco e shpallën atë filmin më të mirë.
“Roma”, madje konsiderohet se do të mund të jetë garuesi më serioz këtë vit për shpërblimin “Oscar”.
Ky film thuhet se është i inspiruar nga vetë jeta e regjisorit Cuaron, derisa është lavdëruar shumë edhe nga gazeta britanike “The Guardian”.
Filmi deri tash ka grumbulluar tri nominime për “Golden Globe”.
E, në rast se do ta fitojë shpërblimin “Oscar”, por edhe vetëm me nominim, “Roma” do të bëjë histori, meqë do të jetë filmi i parë në këtë garë, i cili vjen nga platforma Netflix.
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra