Kultura

Filmi “Nëntor i ftohtë”, premierë edhe në Prishtinë

Pas suksesit që ka pasur në San Sebastian International Film Festival  në Spanjë, në Film Festival në Zvicër, pastaj Bosphorus Film Festival-Turqi, si dhe pjesëmarrjes së suksesshme në ThesalonikiInternational Film Festival në Greqi, filmi “Nëntor i ftohtë”, bashkëprodhim Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, vjen premierë edhe në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Premiera e filmit me regji të Ismet Sijarinës do të nisë së shfaquri në ne Cineplexx prej të premtes. Filmi pasqyron historinë e Fadilit (40), i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore në Kosovën e fillimviteve ’90, i cili në një moment dramatik duhet të zgjedhë mes dy opsioneve të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

Projekti filmik “Nëntor i ftohtë” është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” (Kosovë) në bashkëprodhim me “Albasky Film” (Shqipëri), “AUDIOHAUS” (Maqedoni) dhe “IKONE” (Kosovë) dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë. Në rolet kryesore paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Haxhihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic, Lum Veseli, Bislim Mucaj, Aurita Agushi, Irena Cahani etj.

Nga 17 nëntori filmi do të shfaqet edhe në Dokukino në Prizren.