Kinema
“Kthimi”, në konkurrencë zyrtare në International Film Festival Innsbruck të Austrisë
Filmi “Kthimi” (The return) i Kastriot Abdylit do të prezantohet edhe në edicionin e 28-të të International Film Festival Innsbruck, i cili mbahet nga 28 maj deri më 2 qershor.
Filmi do të shfaqet më 29 maj, në orën 17:50 në qytetin e Innsbruck të Austrisë. Ku njëherësh paraqet mundësi të mirë për komunitetin shqiptar në këto dy qytete dhe rrethin për ta parë një film shqiptar. Në filmin “Kthimi” trajtohet migrimin si fenomen te shqiptarët, si dhe kontradiktave që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare, ku vë në pah peshën e Besës dhe nderin e femrës shqiptare.
Në këtë film luajnë aktorët: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qorraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi, Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Mubajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Regjisori dhe skenaristi i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, koskenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhi Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumograf Izet Curri, skenograf Zeni Ballazhi.
Filmi ‘Kthimi’ është bashkëprodhim i Agjencisë së Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës dhe është realizuar nga “Dardania Film” Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra