E-Diaspora
Këtu i siguroni biletat për filmin “Kësulat” që shfaqet më 12 Qershor
Të gjithë ata që duan ta shikojnë këtë film duhet të shpejtojnë për të rezervuar biletat, sepse ai jepet vetëm më 12 qershor 2019, si premierë për Zvicër
Në këtë link mund të bëni sigurimin e biletave për Kino RiffRaff në Cyrih
Ndërsa në linkun më poshtë, mund t`i siguroni biletat për kino Bourbaki në Lucern
Për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, më 12 Qershor, filmi “Kësulat” vjen me premierë në Zvicër, gjegjësisht në Cyrih dhe në Lucern.
Filmi “Kësulat” është një dramë shumë e fuqishme filmike, e ngritur mbi luftën dhe tragjedinë e Kosovës.
Rrëfimi i filmit “Kësulat” zhvillohet në vitin 1999 në kulmin e luftës në Kosovë. Mësuesi i ri serb, Dragani, e shoqja dhe babai, janë serbët e vetëm që jetojnë në një fshat të vogël të Kosovës. Mjeku i fshatit, Albani, është në shërbim të të gjithë nevojtarëve, pra edhe të familjes serbe. Por për këtë ai akuzohet nga një pjesë e bashkëfshatarëve si bashkëpunëtor i tyre. Edhe Dragani, i cili kundërshton dhunën e shtetit serb mbi shqiptarët, armiqësohet me bashkatdhetarët e tij, bartës të kësaj dhune…
Kjo, me pak fjalë është drama njerëzore që pasqyrohet në filmin “Kësulat”.
Skenarin e filmit e ka shkruar Jimi Tihofsi, shqiptar që ka studiuar dhe jeton në Londër, i cili është po ashtu edhe producent i filmit dhe luan njërin ndër rolet kryesore, ndërsa regjinë e ka bërë regjisori anglez, Alan M. Trow.
Në rolet kryesore luajnë aktorë të njohur nga Kosova si: Bislim Muçaj, Selman Jusufi, May-Linda Kosumovic, Ismail Kosumi, Jimi Tihofsi etj.
Të gjithë ata që duan ta shikojnë këtë film duhet të shpejtojnë për të rezervuar biletat, sepse ai jepet vetëm një ditë, pra më 12 qershor 2019 si premierë për Zvicër dhe si shfaqje speciale, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Në Zvicër, filmin “Kësulat” e ka sjellë distributori zviceran Spot On në bashkëpunim me platformën albinfo.ch.
Më gjerësisht lidhur me filmin mund të informoheni në kesulat.com.
Shikuesit do të kenë rastin të takohen me producentin dhe skenaristin e filmit, Jimi Tihofsin, i cili do të jetë në dispozicion për t`iu përgjigjur edhe pyetjeve të shikuesve para ose pas shfaqjeve të filmit në Lucern dhe në Cyrih.
Filmi “Kësulat” shfaqet më 12 qershor në kinemanë Bourbaki 1 të Lucernit nga ora 18.20 ndërsa në kinemanë Riffraff 1 të Cyrihut, shfaqja e parë fillon 19:10 dhe e dyta, në orën 21:40.
Kino Bourbaki, Löwenplatz 11, 6004, Luzern
Kino RiffRaff: Neugasse 57-63, 8005 Zürich
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Qershor 2019
- Ora18:20
- LokacioniLuzern, Zürich
- Data e përfundimit12 Qershor 2019 - 21:40
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik Qysh në gusht 2023, BAV kishte hapur një hetim paraprak për mashtrimin me subvencioneve kundër tre...
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq?