Lifestyle
Filmi “Justice League”, pritet të thyejë rekordet e shikueshmërisë
Filmi me super-heronjtë, “Justice League” besohet se do të jetë më i shikuari këtë fundjavë në kinematë amerikane.
Vazhdimi i fundit i DC Comics pritet që të fitojë së paku 125 milionë dollarë në javën e parë të shfaqjes, ka paraparë studioja “Box Office Pro”. E, në vendin e dytë filmi nga kompanitë “Disney” dhe “Marvel”, “Thor: Ragnarok” me Chris Hemsworth, në rolin kryesor pritet që t’i shtojë vetes edhe 23 milionë dollarë të tjerë këtë fundjavë.
Filmi “Wonder” me Julia Roberts dhe Owen Wilson, në rolet kryesore rreth një djaloshi i cili përjeton vështirësi në jetë nga ngacmimet, meqë vuan nga një sindromë e deformimit në fytyrë, pritet që në fundjavën e parë të shfaqjes të fitojë rreth 17 milionë dollarë. “Murder on the Orient Express” që përcjellë 13 udhëtarë të ngecur në një tren në të cilin ndodh një vrasje do t’i shtojë vetes edhe 16 milionë dollarë.
Në mesin e top pesëshes është edhe filmi “Daddy’s Home 2” me Mark Wahlberg dhe Will Ferrell, në rolet kryesore që mund të fitojë deri në 14 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












