Lajme
Filmi iranian merr çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Lokarno
Filmi “Mantagheye bohrani” (shqip:Zonë kritike) nga regjisori iranian Ali Ahmadzadeh fitoi Pardo d’oro (Leopardi i Artë) në Festivalin e 76-të të Filmit në Lokarno, raporton swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Filmi i xhiruar fshehurazi në rrugët e Teheranit pa leje nga autoritetet iraniane është një “himn për lirinë dhe rezistencën në Iran”, thanë organizatorët e festivalit të shtunën.
Në këtë film personazhi kryesor, një trafikant droge, lëviz me makinë rreth Teheranit natën. Ndërsa ai bënë dërgesat e tij, takon një stjuardesë, një nënë që përpiqet të shpëtojë djalin e saj të varur nga droga dhe një grup punonjësish transeksualë të seksit.
“Bërja e këtij filmi ishte një akt rebelimi. Fakti që njerëzit po e shohin është një fitore edhe më e madhe për ne”, tha Ali Ahmadzadeh për revistën online filmike “Cineuropa”.
Regjisori 37-vjeçar iranian nuk kishte mundësi të largohej nga Irani për të udhëtuar në Zvicër për të prezantuar filmin e tij. Filmat e tij janë ndaluar në Iran nga regjimi.
“Ky ka qenë një edicion emocionues, duke ripohuar qendrën e Festivalit të Filmit në Locarno dhe aftësinë e tij për të eksploruar kinemanë bashkëkohore në çdo formë dhe madhësi, duke rrëmbyer zemrat dhe mendjet e publikut tonë bujar, kurioz dhe pasionant, i cili u mblodh në Piazza Grande dhe teatro në numër të madh”, tha Giona A. Nazzaro, drejtore artistike e Festivalit të Filmit në Locarno.
Gjithsej, në programin e këtij viti u prezantuan 214 filma, ose gjithsej 466 shfaqje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?