Kosova
Filmi i regjisorit Fisnik Maxwille, nominohet në 5 kategori të Çmimeve Zvicerane të Filmit
Mësohet se filmi me titullin “The Land Within” (Toka Brenda Meje), i regjisorit Fisnik Maxwille, bashkëprodhim i Kosovës – Ikonë Studio dhe Zvicrës- Alva Film, mbështetur nga QKK, ka përmbushur kriteret për nominim në pesë kategoritë e Çmimeve Zvicerane të Filmit, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që një bashkëprodhim filmik zviceran-kosovar kualifikohet në kaq shumë kategori, sidomos në atë të filmit më të mirë.
Kujtojmë se pas paraqitjeve të suksesshme në festivalet ndërkombëtare (Filmi më i Mirë i Parë në Tallinn Black Nights Film Festival; Regjia më e Mirë në Raindance Film Festival; Filmi më i Mirë dhe Regjia më e Mirë në PriFest, filmi i tij kualifikohet për nominim në kategoritë e mëposhtme të Çmimeve të Filmit Zviceran: Filmi më i Mirë, Skenari më i Mirë, Kolona Zanore më e Mirë, Zërimi më i Mirë dhe Montazha më e Mirë.
“The Land Within” garon me 25 filma të tjerë artistikë për një nominim të vetëm, ku vetëm 5 prej tyre do të konkurrojnë për çmimin Quartz. Nominimet do të zbulohen gjatë Sofilmtage në janar të vitit 2024, një ndër ngjarjet kryesore të filmit në Zvicër ku filmi pati premierën zvicerane në vitin 2023 si pjesë e kategorisë kryesore.
Theksohet se ceremonia e çmimeve të Filmit Zviceran do të mbahet në mars të vitit 2024 ku edhe do të shpallen fituesit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët Sipas Zyrës Federale për Mjedisin, shfaqjet e fishekzjarreve, të tilla si ato të mbajtura në 1...
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë