Kinema
Filmi i regjisores kosovare, hap konkurrencën në festivalin Karlovy Vary
Filmi i metrazhit të gjatë “Shpia e Agës”, me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj, do ta hapë konkurrencën ‘East of the West’ në njërin nga festivalet më të rëndësishme europiane dhe botërore, në Karlovi Vari (Karlovy Vary) të Çekisë, kanë njoftuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmi përcjell Agën (Arti Lokaj) 9-vjeçar, i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjejë babain e tij, për të cilin mendon se është në burg në Serbi, përcjell albinfo.ch.
Hapja e konkurrencës ‘East of the West’ në Karlovi Vari (Karlovy Vary) me filmin e Lenditës është momenti më i rëndësishëm i radhës për kinematografinë kosovare, thekson QKK.
Me rastin e bërjes publike të lajmit për hapjen e Karlovi Varit me filmin “Shpia e Agës”, skenaristja dhe regjisorja e filmit u shpreh: “Jam shumë e nderuar që filmi im “Shpia e Agës” do të hapë programin konkurrues ‘Easy of The West’ në festivalin e Karlovi Varit, një festival i filmit me kaq nam botëror. Realizimi i këtij filmi nuk ka qenë fare i lehtë, na është dashur shumë kohë, përpjekje e sakrifica. Ishte shumë sfiduese, por njëherësh edhe përvojë e mrekullueshme. Jam shumë e lumtur që udhëtimi i tij po fillon. Filmi do të shihet nga shumë njerëz dhe do të flasë me botën. Për mua kjo është ajo që më bën të ndjehem tanimë e shpërblyer”.
Shpia e Agës ka për producent Bujar Kabashin. Rrolet i luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj.
Filmi “Shpia e Agës” është bashkëprodhim mes Kosovës, Kroacisë, Francës dhe Shqipërisë, me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit WOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria, mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?