Teatër
Filmi i parë shqiptar “Tana”, në Festivalin “Lumiere”, në Francë
Lajmi bëhet i ditur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Flimit, i cili për herë të parë po merr pjesë në programin “Thesare dhe kuriozitete” (Treasures & Curiosities)
Filmi i parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë “Tana”, i realizuar në vitin 1958, me regji të Kristaq Dhamos, u shfaq të martën, i restauruar, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit LUMIЀRE, në Lion të Francës. Lajmi bëhet i ditur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Flimit, i cili për herë të parë po merr pjesë në programin “Thesare dhe kuriozitete” (Treasures & Curiosities), përcjell albinfo.ch.
Shfaqja e filmit u prezantua nga Maelle Arnaud, drejtoreshë e programacionit të Festivalit LUMIÈRE, e cila ia dha fjalën drejtoreshës së AQSHF-së, Marinela Ndria, për të prezantuar filmin dhe procesin e restaurimit. Prezantimi u mbyll nga studiuesi Jowl Chapron, i cili ka si profil të punës së tij studimin e kinematografive të Europës Qendrore dhe Lindore.
Filmi “TANA” do të shfaqet edhe më 21 tetor, në orën 10:45, në Lumiere Terreaux. Gjithashtu, delegacioni nga AQSHF do të marrë pjesë në Marketin Ndërkombëtar të Filmit Klasik MIFC, ku do të prezantojnë kinematografinë shqiptare në festivale apo distributorë të tjerë të interesuar për ta shfaqur.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025