Bota
Filmi që ‘parashikoi’ shpërthimin e virusit në Kinë
Tri qytete të mëdha në Kinë janë izoluar nga frika e përhapjes së një koronavirusi vdekjeprurës.
Bëhet fjalë për 20 milionë banorë, të cilët druhet se mund t’u mbarojnë ushqimet. Pamjet që vijnë nga këto qytete u ngjajnë filmave me zombie.
Por, në fakt, ka një film nga Hollivudi që po përflitet shumë këto ditë në media.
Fansat e filmit ‘Contagion’ me Matt Damon, thonë se ngjashmëritë me atë që po ndodh në Kinë tani janë të frikshme.
Në filmin e vitit 2011, Pacientja Zero, një amerikane e quajtur Beth Emhoff (Gwyneth Paltrow), preket nga sëmundja fatale pas një udhëtimi në Hong-Kong.
Por, ajo që po i shokon fansat ka lidhje me burimin e sëmundjes. Në film tregohet se bartësi fillestar i virusit është një lakuriq. Madje një lakuriq frutash. Një derr e ha këtë lakuriq dhe më pas një shef kuzhine blen derrin dhe e dërgon për gatim. Teksa po merrej me derrin, ai nuk i lan duart kur takon një kliente, pikërisht amerikanen Beth Emhoff. Pasi i jep dorën, ai i transmeton virusin e marrë nga lakuriqi dhe derri, duke e bërë Pacienten Zero.
Virusi që po terrorizon Kinën dhe botën aktualisht thuhet se ka ardhur nga supa e lakuriqit të frutave.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra