Lajme
Filmi gjerman në nëntë qytete të Maqedonisë
Festivali i filmit të ri gjerman në Maqedoni ndër vite është shndëruar në një manifestim tradicional, i cili arriti që në program të sjellë filma prej kinematografive më prestigjioze në Evropë
Manifestimi me moton “Ich liebe Film” (E dua filmin) është mbajtur në nëntë qytete të Maqedonisë: Shkup, Shtip, Tetovë, Prilep, Veles, Manastir, Strumicë, Kavadar dhe për herë të parë këtë vit në Kumanovë.
Në filmin e ri gjerman pasqyrohet realizmi, por edhe e mundshmja dhe e supozuara. Filmat gjermanë zhyten thellë, ofrojnë ballafaqim pa kompromis dhe përfshijnë shumë shtresa, të cilat mundësojnë të arrihet tek thelbi, shkruan DW.
Në tablonë filmike, ashtu siç ndodh në jetën e përditshme, këto vepra artistike na rikujtojnë se nuk është çdo gjë e bardhë, se më e mira është vetëdijësimi për realitetin dhe ballafaqimi me problemet.
Përzgjedhja e filmave për edicionin e nëntë të sivjetëm të filmit gjerman është bërë me shumë kujdes, kemi pasur parasysh që të ketë larmi të zhanreve, thotë Helga Teipel atashe për kulturën në ambasadën gjermane.
“Të gjithë filmat e prezantuar kanë qenë nga regjisorë gjermanë, shumica e tyre janë të rinj. Këtu nuk bëhet fjalë për seriale të stilit amerikan, këtu bëhet fjalë për filma, që janë shfaqur në kinematë gjermane. Këto filma janë nga zhanre të ndryshme që nga komedia, drama, tragjedia, filma për femijë e dokumentarë”, thotë Helga Teipel atashe kulturore.
Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni Gudrun Steinacher nënvizon se me festivalin ata dëshirojnë të japin një kontribut në zhvillimin e kulturës së kinemasë dhe njëkohësisht të përforcojnë miqësinë gjermano-maqedonase.
Numri i madh i vizitorëve gjatë shfaqjes së fimit gjerman nëpër qytetet e Maqedonisë është tregues se arti i kinemasë në Maqedoni ende gjen rezonancë tek publiku.
Ambasada gjermane njoftoi se në edicion e dhjetë jubilar, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, jo vetëm që do të rritet numri i qyteteve, ku do të prezantohet filmi gjerman, por edhe do të organizohen punëtori (workshop) dhe programe me filmat më të mirë gjermanë, gjatë të cilëve nuk përjashtohet mundësia që në Maqedoni të ishin të pranishëm edhe figura të njohura të kinematografisë gjermane, të cilët do të realizonin komunikim të drejtëpërdrejtë me adhuruesit e filmit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih