Teatër
Filmi “Burrnesha” e Kosovës do të shfaqet në Itali e Rumani
Të premten, shfaqja e cila bashkon burrneshën shqiptare me ‘drag quuenin’ londinez dhe e cila trajton çështjen e martesave të njëjta, do të ngjitet në “Almagia Artificerie” të Teatrit të Ravenas me “Polisin”, i cili sivjet shënon edicionin e gjashtë. Fundi i majit e gjen në Temishoar, përcjell albinfo.ch.
Duket se nuk i është dashur as një vit pas premierës dhe disa udhëtimeve në vendet e rajonit që “Burrnesha” me tekst të Jeton Nezirajt, nën regji të Erson Zymberit, të thyejë kufijtë. Është nisur drejt Italisë, për të vazhduar edhe në Rumani. Më 5 e 6 maj shfaqja do të ndalet në Ravena e njëzet ditë më vonë në Temishoar.
Vlen të theksohet se shfaqja e cila bashkon burrneshën shqiptare me ‘drag quuenin’ londinez dhe e cila trajton çështjen e martesave të njëjta, të premten do të ngjitet në “Almagia Artificerie” të Teatrit të Ravenas me “Polisin”, i cili sivjet shënon edicionin e gjashtë.
Ekipi i “Burrneshës” së bashku me autorin e regjisorin e shfaqjes do të nisen qysh të mërkurën. “Polis” është një nga festivalet e pakta teatrore italiane që hulumton çështje themelore, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave civile, ndryshimet klimatike dhe rolin e artit në shoqëri. Këtë vit ka në fokus Ballkanin, së bashku edhe me pjesëmarrjen e disa prej artistëve më të shquar të skenës teatrore evropiane. Ai u themelua në vitin 2018 nga Davide Sacco dhe Agata Tomishiq, të cilët janë edhe themelues të kompanisë teatrore “ErosAntEros”.
Dramaturgu Jeton Neziraj ka veçuar emrat e skenës teatrore, që sivjet marrin pjesë në festival.
“Ne me të vërtetë kemi kënaqësinë që jemi në programin me autorë e regjisorë të njohur të ish-Jugosllavisë, sepse festivali këtë vit fokusin e ka në Ballkan, por ndër ata që janë pjesëmarrës janë edhe Oliver Frljiq, Branko Simiq, Gemma Hansson Carbone, kolektivi francez, ‘Zone Poéme’, si dhe Zhiga Divjak, autorë e regjisorë të njohur të Ballkanit. Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë shfaqjen ‘Burrnesha’ nën regji të Erson Zymberit. Pas Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, kjo është hera e parë që kjo shfaqje lëviz jashtë rajonit”, ka thënë Neziraj.
“Burrneshat” është produksion i Qendrës Multimedia. Si themelues dhe drejtor artistik i saj, Neziraj është shprehur i lumtur me punën dhe arritjet e kësaj qendre.
“Ajo që është e rëndësishme është që ne po udhëtojmë me shfaqje nëpër festivale të ndryshme dhe kjo natyrisht na bën krenar, sepse rrallë ndodh që ndonjë kompani nga Evropa Juglindore ka kësi programi, i cili prezantohet kaq shpesh dhe nëpër festivale të ndryshme evropiane. Pra, vërtet është gjë e rrallë dhe e konsiderojmë si një gjë primare të punës sonë”, ka thënë ai.
Regjisori Erson Zymberin ka thënë se një lajm i tillë është i rëndësishëm për të gjithë skenën teatrore vendore, sepse është më se e rëndësishme që shfaqjet të dalin edhe përtej kufijve.
“Lajm i gëzueshëm jo vetëm për mua si regjisor, por edhe për çdo teatër, për çdo shfaqje e cila arrin ta tejkalojë nivelin nacional apo kombëtar të shtetit. Domethënë vetëm me reprizat të cilat i kemi brenda për brenda Kosovës, normalisht edhe Tiranës e Maqedonisë së Veriut. Kjo është një mundësi shumë e mirë që skena jonë ose teatri ynë shqiptar të prezantohet edhe në festivale të ndryshme botërore, në këtë rast në Itali me pjesëmarrje regjisorësh të rëndësishëm dhe program të pasur”, ka thënë ai.
“Burrnesha” kthehet te viti 1995, moment kthese në jetën e Soses. Sipas përshkrimit, për vajzën nga Shqipëria e Veriut nis kapitulli i ri jetësor kur i vriten prindërit. Në një shtëpi me katër motra, ajo sakrifikohet deri në vetëmohim. Rrëfimi i saj nuk vjen veç si shpërfaqje e fenomenit të njohur ballkanik, por si rikthim te rrënjët në një vend me krizë kulturore, shkruan koha.net.
“Sose e luajtur nga Tringa Hasani në dramën e Jeton Nezirajt bëhet arenë interesimi për antropologen angleze, Edith (Semira Latifi), e cila vendos që historinë e burrneshës ta sjellë përpara publikut londinez. Teatri “Soho” nuk është veç vendi ku burrnesha përqeshet nga ‘drag queen’ (Kushtrim Qerimi), por edhe adresa që ia shfaq brendinë e fshehur. Larg vendit paragjykues e linçues, Sose e gjen veten të rrëfehet tek antropologia Edith. Për herë të parë ndihet e lirë të tregojë për tradhtinë që i bëhet nga vetja si femër”, thuhet në përshkrim. Po aty shkruhet se “më e rëndësishmja, për herë të parë përjeton intimitet e atë me një personazh me gjininë e njëjtë, e cila si ngjarje epilogun e ka te fshehja nga bashkëvendësit dhe mbyllje e kapitullit në Londër”.
Dy themeluesit e festivalit italian “Polis”, Davide Sacco dhe Agata Tomishiq kishin marrë pjesë në edicionin e kaluar të “Kosovo Theatre Showcase”, ngjarje e cila realizohet po ashtu nga Qendra Multimedia. Ky kishte qenë edhe kontakti i parë i tyre me shfaqjen “Burrneshat”, që ishte shfaqur gjithashtu ne kuadër të këtij eventi.
“Me sa di unë, në Showcasin që e organizon Qendra Multimedia të vitit të kaluar, kanë qenë pjesëmarrës edhe organizatorët e këtij festivali, të cilët e kanë parë për së afërmi shfaqjen ‘Burrnesha’, kanë dalë me një emocion të jashtëzakonshëm pas shfaqjes dhe në njëfarë forme aty kanë filluar kontaktet e para që shfaqja të jepet në Itali”, ka thënë Zymberi.. Ka shtuar se në këtë duhet të ketë ndikuar veçmas tematika që trajton kjo shfaqje, por pa lënë anash as pjesën estetike dhe mënyrës së realizimit të saj.
“Normalisht, përveç pjesës estetike, konceptuale të shfaqjes dhe të tekstit të Jetonit ka qenë dhe fakti që shfaqja ka trajtuar një fenomen që për ta ka qenë shumë interesant ta kenë në programin e tyre. Kohën e fundit, kur është dhënë premiera e shfaqjes, ka qenë në debat edhe Ligji për martesat e gjinive të njëjta dhe shfaqja e ka zgjuar këtë debat në shoqërinë tonë. Përmes kësaj shfaqjeje, ata e plotësojnë edhe fokusin e tyre rreth Ballkanit dhe e pasurojnë edhe programin e vet artistik”, ka thënë ai.
Pas Italisë, 26 maji do ta gjejë shfaqjen në edicionin e katërmbëdhjetë të “Euroregional Theatre Festival Timisoara” (TESZT). Sipas Zymberit, skena teatrore në Kosovë mund të arrijë të komunikojë me vendet e tjera vetëm nëpërmjet temave autentike të cilat trajtojnë problemet e shoqërisë sonë.
“Natyrisht po presim që shfaqja të udhëtojë edhe nëpër vende të tjera evropiane, pse jo varësisht prej ftesës dhe interesimit të programuesve të festivaleve. Unë mendoj se ne mund të arrijmë të komunikojmë vetëm përmes dramave tona dhe të autorëve tanë, problemeve të shoqërisë sonë dhe kjo po del se po jep rezultat”, ka thënë ai.
Në shfaqje luajnë: Tringa Hasani, Semira Latifi dhe Kushtrim Qerimi. Skenografinë e shfaqjes e ka realizuar Bekim Korça, muzikën, Trimor Dhomi, koreografinë Gjergj Prevazi, kostumet Yllka Brada, menaxhere e produksionit është Aurela Kadriu, dritat i ka realizuar Mursel Bekteshi, mbështetja teknike vjen nga Pajtim Krasniqi e Bujar Bekteshi, video nga Ilir Gjocaj, kurse asistente kostumografe është Flaka Rrustemi.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor