Shkurt.ch

Filmi “Borat” dhjetëfishon turistët në Kazakistan

Sacha Baron Cohen ka bërë një reklamë të mirë për Kazakistanin me filmin "Borat"

Filmi satirik “Borat” i aktorit britanik  Cohen Sacha Baron i ka sjell Kazakistanit shumë turistë.

“Prej kur doli filmi, Kazakistani ka lëshuar më shumë viza për të huajt”, bëri të ditur të hënën ministri i jashtëm, Jerschan Kasychanow për agjencinë “Tengrinews”.

“Dhe unë e falënderoj “Borat që ka tërhequr turistët në Kazakistan,” tha Kasychanow.

Autoritetet në Astana në fillim ishin të zemëruar ne filmin “Borat” duke ndaluar emetimin e tij në ish-republikën sovjetike.

Në filmin “Borat”, reporteri nga Kazakistani, të cilin rol e luan britaniku Cohen udhëton për në SHBA.

Ai në film e paraqet Kazakistanin si shtet plotësisht të prapambetur, ku minoritetet janë të diskriminuar, prostitucioni dhe krimi janë të zakonshme.