Lifestyle
Filmi “Black Panther” e rrëzon nga ‘froni’ “Titanikun”
Filmi “Black Panther” vazhdon të rishkruajë historinë me arritjen e tij të fundit. Pasi fitoi më shumë se 1 miliard dollarë në mbarë botën vetëm pak kohë pasi doli në kinema dhe u shpall zyrtarisht si filmi më komercial ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, tash po shkon drejt rekordeve të reja.
Sipas Fobes, filmi i regjisorit Ryan Coogler është në rrugën e duhur për ta tejkaluar “Titanikun” duke u bërë filmi me fitime më të mëdha, përcjell albinfo.ch.
“Black Panther”, i cili ka një total prej 652.5 milionë dollarë fitime, është në vendin e katërt. Për vetëm 6.8 milionë dollarë filmi me superhero do të jetë në gjendje që t’ia kalojë “Titanikun” që është realizuar në vitin 1997, e kjo pritet të ndodhë këtë fundjavë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje