Kultura
Filmi ‘Besa’ shfaqet në Universitetin e Harvardit
Në Muajin Ndërkombëtar të Kujtesës së Viktimave të Holokaustit është shfaqur në Harvard University filmi “BESA – The Promise”.
“Besa: The Promise” është dokumentari që tregon historinë e myslimanëve të Shqipërisë, të cilët shpëtuan jetën e mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Filmi u shfaq në Universitetin Harvard, ku ishin të pranishëm studentë, pedagogë, anëtarët e komunitetit dhe ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Floreta Luli-Faber.
Kjo ngjarje u organizua nga shoqata studentore në Harvard. Presidenti dhe themeluesi i organizatës, Deni Hoxha, foli rreth mesazhit që ky film sjell për bashkëpunimin ndërfetar dhe vlerat e popullit shqiptar. Ai theksoi se shqiptarët mbrojtën hebrenjtë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, ambasadorja Luli-Faber vuri në dukje se populli shqiptar me bujarinë, humanizmin dhe mikpritjen tradicionale strehoi dhe shpëtoi të gjithë hebrenjtë e ardhur në Shqipëri.
Ambasadorja falënderoi studentët shqiptarë, të cilët organizuan një event kaq domethënës që përcjell më së miri vlerat e vërteta të popullit tonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë