Uncategorized

Filmi ‘Babai’ shfaqet edhe në Maltë

Mediat vendase japin lajmin se ky film ka filluar të shfaqet në kinematë e këtij vendi, duke treguar edhe ngjarjen që zhvillohet në film

Filmi ‘Babai’ mbetet njëri nga filmat më të suksesshëm kosovar në vitet e fundit. Ky film ka marrë pjesë në shumë Festivale Ndërkombëtare dhe ka fituar disa çmime, kurse është shfaqur edhe në shumë vende të botës, në gjuhën shqiptare, i përkthyer në anglisht, shkruan albinfo.ch.

Tashmë filmi ka filluar të shfaqet edhe në Maltë. Mediat vendase japin lajmin se ky film ka filluar të shfaqet në kinematë e këtij vendi, duke treguar edhe ngjarjen që zhvillohet në film.

Nori 10-vjeçar (Val Maloku) dhe babai i tij, Gëzimi (Astrit Kabashi) fitojnë bukën duke shitur cigare në vitet 1990 në Kosovë. Kjo kishte ndodhur para luftës.

Babai dëshiron të ikë nga Kosova, por pa Norin. Por, djali i tij do të bëjë gjithçka që mundet, duke përfshirë shumë rreziqe, por edhe konfrontimin me babanë e tij.

Filmi ‘Babai’ është ‘prodhim’ i Visar Morinës. Ai shkroi dhe drejtoi filmin, duke fituar çmimin për regjinë më të mirë në vitin 2015 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ‘Karlovy Varit’.

Filmit iu ndanë edhe tri çmime në Festivalin e Filmit në Munih në kategorinë ‘New Talent Award’. Ai është filmi më i shtrenjtë kosovar i prodhuar ndonjëherë, me një buxhet prej 1.7 milion euro.