Kinema
“Avengers: Endgame” mund të thyejë rekorde në të ardhura
Kapitulli i fundit i trilogjisë së filmave me superheronj dhe filmi i ri me ‘Mbretin Luan’ pritet ta bëjnë verën më të nxehtë me thyerjen e rekordeve për shitje biletash.
Në ditën e parë të transmetimit, “Avengers: Endgame” vetëm në Kinë siguroi 107 milionë dollarë, duke thyer çdo rekord në histori të këtij shteti, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët e industrisë filmike parashikojnë se “Endgame” do të ketë fundjavë të ngjashme edhe në SHBA e Kanada. Pasi të zbehet interesimi për këtë film, studioja filmike “Disney” ka gati klasikun për ‘Mbretin Luan’ që, me një version të ri, parashikohet se do të ketë sukses nëpër arkat filmike.
Këta filma pritet ta ngjallin “Disneyn”, i cili ka pësuar rënie në shitje të biletave gjatë këtij viti. Studiot, gjatë verës, përdorin filmat me buxhet të majmë dhe sivjet Hollywoodi mund të përjetojë një prej sezoneve më luksoze.
Llogaritet se deri më tani janë publikuar 30 filma me buxhet të majmë dhe deri në fund të vitit kjo shifër mund të shkojë në mbi 50 filma.
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha