Fun
Filloreta vesh edhe miset e Zvicrës
Që nga viti 2011, Filloreta Rragami është pronare dhe menaxhere e butikut të njohur “Diva Boutique” në Schaffhausen, në të cilin vishen edhe miset e Zvicrës. Në një bisedë për “albinfo.ch”, ajo flet për punën dhe sukseset e saj
Filloreta Rragami është një afariste e dëshmuar në Zvicër. Ajo ka emigruar në vitin 1991 dhe jeton në Schaffhausen. Si e vogël, gjakovarja asnjëherë nuk e kishte menduar se një ditë do të bëhet një menaxhere e suksesshme e tekstilit. Veten e shihte në mjekësi dhe aktrim. “Shkollimin e kam përfunduar për asistente të mjekut. Po ashtu për disa vite kam qenë nxënëse e shkollës së teatrit `Aleksandër Moisiu` në Zvicër si dhe kam udhëhequr një emision radiofonik në Radio `Besa`”, shprehet ajo. Pasioni për modën dhe trendët botërorë bëri që ajo të fillonte biznesin e saj në këtë fushë.
Që nga viti 2011, Filloreta është pronare dhe menaxhere e butikut me emrin “Diva Boutique” i cili është bërë mjaft i kërkuar nga femrat shqiptare por edhe të huaja në Zvicër. Ideja për t’u marrë me këtë biznes, Filloretës i erdhi duke parë veshjet e yjeve botërorë si: Madona, Jennifer Lopez, Angelina Jolie dhe ato të estradës sonë, në veçanti të, siç e quan ajo, divës shqiptare, Adelina Ismajli. Adelina ishte edhe inspirimi për emrin e butikut. “Më pëlqente se si dukeshin në skenë dhe në tepihun e kuq. Si vajzë e re edhe unë ëndërroja të kisha një fustan si ato. Por në vendin ku jetoj, pra në Zvicër, rrallë gjeja veshje ashtu siç unë i pëlqeja. Shumë herë gardërobën që e blija, i ndryshoja vet diçka në dizajn vetëm që të mos dukem njëjtë si të gjithë femrat tjera”, tregon Filloreta rreth hyrjes në biznes.
Në fillim me 20 fustane, tani mbi 500
Këtë biznes e kishte filluar me vetëm 20 fustane në dyqanin e saj në Neuhausen, ndërsa që nga dhjetori ajo është shpërngulur në një butik të madh në Bahnhofstrasse 56/58 në Schaffhausen. ”E kam filluar vetëm me 20 fustane, ndërsa sot kam mbi 500 lloje të fustaneve”. Veshjet që gjenden në këtë butik janë për mosha të ndryshme, nga fëmijët e deri të moshuarat. “Tek ne mund të gjenden lloje të ndryshme të veshjeve. Kemi veshje të përditshme sipas trendit më të ri, fustane elegante, solemne e deri të fustanet e nusërisë të cilët edhe janë më të kërkuarit. Po ashtu kemi edhe këpucë, çanta, bizhuteri e gjëra të tjera të firmave më të njohura botërore”, shprehet pronarja Rragami.
Veshjet nga Parisi, Londra dhe Los Angelos
Veshjet në “Diva Boutique” janë të gjitha nga vendet më të njohura të modës botërore, nga Parisi, Londra dhe Los Angelos. Në këtë butik janë veshur modele të njohura shqiptare në diasporë e deri te miset e Zvicrës. “Jemi përkujdesur edhe për veshjet e spektaklit “Miss Earth Schweiz 2013”, për dy vite radhazi për “Miss Ostschweiz 2014/015” si dhe për vajzën e cila ka përfaqësuar Zvicrën në “Miss Universe 2016”, tregon Filloreta.
Në fund ajo falënderon të gjithë mbështetësit e saj për ndihmën që ia kanë dhënë gjatë gjithë viteve të kaluara. “Pa ndihmën e familjes dhe shoqërisë nuk mund të isha aty ku jam sot”, thotë ajo.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?