Gjuha
Fillon seminari mbi mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë
Sot në Prizren ka nisur punimet Seminari i 15-të Mbarëkombëtar i Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë.
Siç raporton KosovaPress, në këtë seminar tradicional po marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, mësimdhënës që jetojnë e veprojnë në diasporë, të angazhuar në procesin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Ky aktivitet është organizim i përbashkët mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Zëvendësministri në detyrë i Arsimit të Kosovës, Heset Sahiti, citohet të ketë thënë se seminari është në funksion të këmbimit të përvojave më të mira të mësimdhënies për fëmijët në diasporë, ruajtjes së gjuhës, traditës, e të kulturës kombëtare.
“Mësimi i gjuhës shqipe nga të rinjtë tanë në mërgim është i rëndësisë së veçantë, pasi mban lidhjet me vendlindjen dhe gjithë trevat shqiptare. Është detyrë dhe përgjegjësi e dy qeverive tona që të mbështesim këtë proces në vazhdimësi me të gjitha mundësitë që disponojmë”, citohet të ketë thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ky seminar do të vazhdojë punimet deri më 3 gusht.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra