Shkurt.ch

Fillon Samiti i 65-të i WHO-së

Samitin e ka hapur këshilltari federal, nën kompetencat e të cilit është edhe resori i shëndetësisë, Alain Berset

Ka filluar sot punimet në Gjenevë Samiti i 65-të, vjetor, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO).Samitin e ka hapur këshilltari federal, nën kompetencat e të cilit është edhe resori i shëndetësisë, Alain Berset.WHO ka potencialin e nevojshëm për të përmirësuar jetën e njerëzve në të gjithë botën, ka thënë Berset në fjalën e hapjes. Ai ka shtuar se, veçanërisht në vendet në zhvillim duhet të përmirësohet sistemi shëndetësor dhe të bëhet i arritshëm për të gjithë.Në konferencë po marrin pjesë 3000 delegatë nga 192 vende të botës. Gjeneva është selia e organizatës ndërsa Zvicra përfaqësohet në bordin ekzekutiv prej 34 anëtarëve të WHO-së.