Zhvillim
Fillon punimet forumi i bizneseve të diasporës
Konferenca e përbashkët e udhëhequr nga Ministra e Diasporës filloi në ora 11 ndërsa themelimi i këtij forumi u konsiderua tepër i rëndësishëm për perspektivën shqiptare
Rreth 50 afaristë të ardhur nga Evropa dhe Amerika janë bashkuar të premten në Swis Diamod Hotel në Prishtinë, për të themeluar Unionin e Bizneseve të Diasporës. Konferenca e përbashkët e udhëhequr nga Ministra e Diasporës filloi në ora 11 ndërsa themelimi i këtij forumi u konsiderua tepër i rëndësishëm për perspektivën shqiptare.
Ministria e Diasporës, është nikoqire këtij forumi treditor i afaristëve nga diaspora.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Ibrahim Makolli tha MeD së bashku me vet pjesëtarët e diasporës, me qëllim të pjesëmarrjes sa më direkte të mërgatës në zhvillimin e vendit, ka arritur të identifikoj format dhe mënyrat më të mira të bashkëveprimit.
“Në këtë kuadër ka filluar edhe themelimi apo krijimi i rrjeteve të biznesit të diasporës”, deklaroi Makolli, sipas të cilit, “që në krijimin e rrjeteve të para të bizneseve, MeD ka qenë e bindur se ky projekt do të jetë një arritje e madhe për të gjithë, pasi që frytet e bashkëpunimit janë shfaqur që në fillim”.
E, edhe takimi i sotëm dhe pjesëmarrja e të gjithë afaristëve sipas tij, është një indikator që tregon që bashkëpunimi në mes afaristëve nga diaspora dhe institucioneve të Republikës së Kosovës ka filluar të jetë më konkret dhe më serioz.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, nga ana tjetër, theksoi nevojën e bizneseve të Diasporës për investime në Republikën e Kosovës, si dhe shprehi përkushtimin e dikasterit që drejton në krijimin e lehtësirave të shumta për të gjithë afaristët të cilët kanë projekte për të ndihmuar ekonominë kosovare.
Dy afaristët e suksesshëm, Lazim Destani dhe Elmi Berisha, përfaqësues të rrjeteve të biznesit në Evropë, përkatësisht ShBA, shprehën gatishmërinë e tyre për eksplorimin e mëtejmë të tregut kosovar, ndërsa bënë thirrje edhe bizneseve të tjera nga diaspora që të bëhen pjesë e këtij Unioni, një nismë e cilësuar si jashtëzakonisht e rëndësishme.
Në këtë forum janë të pranishëm edhe përfaqësuesit tjerë të institucioneve të Kosovës përfshirë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, drejtori i Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe Ambasadve në Kosovë.
Po ashtu afaristët nga diaspora do t’i vizitojnë edhe disa komuna të Kosovës si dhe do të takohen me kryetarët e komunave, përfshirë këtu edhe disa biznese. Ndërsa të dielën në mesditë pritet të themelohet Unioni i Bizneseve të Diasporës.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?