Lajme
Fillon punën Bordi këshillëdhënës për Covid-19 në Kosovë
I kryesuar nga mikrobiologu Lul Raka, sot në Prishtinë ka filluar punën Bordi këshillëdhënës për Covid-19, i formuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Në takimin e parë të këtij Bordi, ministri Zemaj tha se përmes formimit të këtij trupi, Ministria e Shëndetësisë ka dashur që në mënyrë të veçantë të adresojmë nevojën për të pasur informacione dhe këshilla profesionale rreth Covid-19, për një përgjigje sa më adekuate ndaj situatës me këtë sëmundje në Kosovë.
Ai tha se Bordi do t’i ofrojë Ministrisë së Shëndetësisë këshilla në funksion të përmirësimit të shëndetit publik, parandalimit të sëmundjeve fizike dhe mendore të popullatës.
“Në hapat e mëtejmë pa dyshim që na duhen vendime të cilat mbështeten në dëshmi, ndërsa në këtë aspekt këto këshilla na duhen në të gjitha segmentet, duke përfshirë aspekte që kanë të bëjnë prej hulumtimit e diagnostikimit të rasteve e deri te trajtimi klinik i tyre, që sot për sot, paraqet sfidën me të madhe, duke qenë që numri i atyre që janë në spitalizim, apo atyre që do të mund të kërkojnë në të ardhmen tretman spitalor, është i lartë”, tha Zemaj, përcjell albinfo.ch.
Kryesuesi i Bordit këshillëdhënës, Lul Raka, tha se në kohë pandemie çdo veprim që duhet të merret duhet të këtë bazë shkencore, ndërsa profesionistët shëndetësorë kanë përgjegjësinë që t’i përgjigjen thirrjes për të kontribuar.
“Veprimi ynë i përbashkët do të jetë që të mos sulmojnë njerëzit, por ta sulmojnë armikun e përbashkët që në këtë kohë është virusi”, tha mikrobiologu Raka.
Ministri Zemaj kishte ftuar edhe ish-minstrat e Shëndetësisë që të jenë pjesë e bordi, mirëpo ftesës pozitivisht i janë përgjigjur vetëm dy ish-ministrat, Imet Rrahmani dhe Ferid Agani.
Ndërsa, ish-ministri Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ish-ministri Uran Ismaili nga PDK nuk i janë përgjigjur ftesës së Zemajt.
Anëtarët e tjerë të Bordit kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të përdorin përvojat e tyre dhe përgatitjet profesionale, me qëllim që institucionet të këshillohen për të sjellë vendime të drejta, ta cilat do të kenë ndikim në ruajtjen e shëndetit publik të popullatës nga Covid-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë