Shqipëria
Fillon pagesa në Rrugën e Kombit, do të ketë protesta
Sot nis pagesa për qarkullimin në Rrugën e Kombit. Kompania që ka marrë me koncesion shërbimin, ka vendosur 10 sportele për pagesa, ndërsa dy prej tyre janë vetëm për banorët e qarkut Kukës, të cilët kanë përfituar nga një skemë lehtësuese.
Por, banorët e Kukësit dhe disa zonave të tjera kanë paralajmëruar protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë shqiptare për ta vënë në fuqi taksën rrugore për automjetet që kalojnë në autostradën Prishtinë-Tiranë.
Banorët e kësaj zone janë të pakënaqur, pasi duhet të kalojnë rrugën edhe për të shkuar në spitalin më të afërt regjional apo në shkolla dhe duhet të paguajnë për kalim, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, protesta e kaluar ishte mbajtur në marsin e këtij viti dhe kishte eskaluar me dhunë dhe djegie të pikës kontrolluese që është vendosur afër tunelit të Kalimashit. Tarifat bazë janë për motoçikleta 2.5 euro, për vetura 5 euro, autobusë dhe kamionë 11 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra