Kosova

Fillon numërimi i votave të diasporës, 2698 vota refuzohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se në këto momente ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga diaspra  gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

Sipas tyre numërim filloi pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës.

Gjatë periudhës së vlerësimit janë proceduar dhe vlerësuar 16 mijë e 189 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 13 mijëe 491 janë aprovuar, ndërsa 2 mijë e 698 janë refuzuar.

Arsyet se përse janë refuzuar rreth 2 mijë e 700 persona janë si në vazhdim: 1 mijë e 74 persona që nuk kanë aplikuar në periudhën për t’u regjistruar si votues jashtë vendit; 204 aplikues të cilët janë refuzuar gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit; 62 persona të cilët janë dërguar pako me fletëvotime më shumë se një herë; 797 raste të tjera kur personat që nuk janë identifikuar që kanë dërguar fletëvotim; dhe 561 persona që nuk e kanë dëshmuar identitetin me dokumente valide të identifikimit (që kanë ërguar kopje të dokumenteve me afat të skaduar).