Lajme
Fillon nisma e Arbër Bullakajt për “më shumë pasaporta zvicerane”
Iniciativa po merr formën përfundimtare. Në dy javët e ardhshme, shoqata vendos për tekstin përfundimtar të iniciativës dhe pastaj fillon grumbullimi i nënshkrimeve
E paralajmëruar rreth një vit më parë nga bartësi i saj, politikani zviceran me rrënjë shqiptare, Arber Bullakaj, iniciativa e quajtur “Vierviertel” (katër të katërtat), fillon tash zbatimin e saj praktik, shkruan Albinfo.ch.
Iniciativa kërkon veç tjerash: të hiqet në tërësi afati i pritjes i cili tani zgjat 10 vjet dhe të eliminohen vendimet arbitrare me rastin e natyralizimit.
Bullakaj 36 vjeçar, i ballafaquar dikur edhe vetë me vështirësitë rreth natyralizimit, ka themeluar para tre vitesh shoqatën “Aktion Vierviertel”, e cila ka vetëm një qëllim: të drejtën për natyralizim.
Së shpejti fillon grumbullimi i nënshkrimeve
Iniciativa tani po merr formën përfundimtare, siç shkruan Sonntagsblick. Në dy javët e ardhshme, asambleja e shoqatës do të vendosë për tekstin përfundimtar të iniciativës dhe pak më pas, do të fillojë edhe grumbullimi i nënshkrimeve.
Duke folur rreth përmbajtjes së iniciativës, Bullakaj thotë se puna e parë që ata dëshirojnë ta arrijnë është shkurtimi i afatit që është kusht për të bërë kërkesën për natyralizim, afat ky që tani është 10 vjet. Së dyti, autorët e nismës kërkojnë kritere objektive për fitimin e të drejtës së shtetësisë. “Nevojiten kushte unike për të gjitha komunat e Zvicrës për të eliminuar arbitraritetin në nivelin lokal”.
Në lidhje me këtë të fundit, gazeta rikujton rastin e Mërgim Ahmetit, të cilit autoritetet konmunale Në një fshat të Kantonit St.Gallen) i kishin hedhur poshtë kërkesa për pasaportën zvicerane, vetëm për shkakun se nuk i kishte ditur me emra disa lokale hoteliere në fshatin ku jetonte, transmeton albinfo.ch. Në intervistën që bëhet në këto raste, atë e kishin pyetur po ashtu rreth përkatësisë fetare, të drejtat e grave në Arabinë Saudite (!), për gjuhën që flitej në shtëpinë e tij etj.
Pas ankesës në nivel kantoni përmes angazhimit të një avokati, Mërgimit më në fund i njihet e drejta e shtetësisë zvicerane.
Përvoja të ngjashme kanë pasur edhe kandiodatë të tjerë për pasaportën zvicerane, shkruan gazeta, duke dhënë disa shembuj.
Vetë Bullakaj thotë: Me Aktion Vierviertel ne duam një ndryshim paradigme në procesine natyralizimit civil. Kushdo që jeton këtu është i `yni` dhe duhet të bëhet pjesë e plotë e shoqërisë sonë. Me iniciativën tonë po hedhim një hap të rëndësishëm në këtë drejtim”.
100 vite më parë flitej për “natyralizim të detyruar”
25 për qind të banorëve të Zvicrës kanë një pasaportë të huaj. Ndërsa, sipas historianit Kijan Espanhangizi, “Sistemi zviceran i natxralizimit bën pjesë ndër më të ashprit në Evropë. E habitshme është se kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fillim të shekullit 20, për shembull, Zvicra stimulonte rritjen e të huajve me paspaortë zvicerane. Atëbotë, sipas historianit, autor të një libri mbi migracionin në Zvicër, ishte diskutuar madje edhe natyralizimi i detyruar”, sipas devizës: mjeti më i mirë kundër përqindjes së lartë të të huajve është natyralizimi”.
Pas Luftës së Dytë Botërore ky trend ka ndryshuar tërësisht.
Iniciativa për një të drejtë civile moderne fokusohet në lehtësimin e natyralizimit nëpërmjet kritereve objektive dhe rrjedhimisht të llogaritshme. Ajo që ajo nuk kërkon, është “jus soli”, e drejta për pasaportë zvicerane për të gjithë ata që kanë lindur në vend.
Kundërshtimi, siç mund të pritej vjen nga partitë e djathta – madje edhe nga ata që simpatizojnë shqetësimet e nismës, përcjell albinfo.ch. Kështu thotë Përparim Avdili (35), kryetar i Qytetit FDP të Cyrihut dhe nënkryetar i shoqatës Secondos Cyrih: “Mënyra se si e zbatojmë pjesërisht natyralizimin sot nuk është as e përditësuar dhe as e përshtatshme”. Por ai gjithashtu thotë: “Për mua nuk është njësoj nëse dikush është rritur në Zvicër apo vjen këtu si i rritur”.
Është gabim të flitet për integrim për njerëzit që rriten këtu. “Është më shumë detyrë e jona si shoqëri”, thotë Avdili. Megjithatë, nga të rriturit emigrantë sigurisht që mund të pritet që të performojnë mirë në aspektin e integrimit. Prandaj Avdili është kritik ndaj nismës.
Politikani i FDP-së sugjeron që shteti të ketë një qasje ofensive ndaj “Secondove”: “Kushdo që rritet në Zvicër të marrë një letër që kur është fëmijë, ku shkruhet: Ti na përket neve. E tëra çfarë duhet të bësh është të thuash po, atëherë je zviceran”, transmeton albinfo.ch. Kjo krijon identifikim dhe një lidhje emocionale.
Avdili pajtohet me Aktion Vierviertel se natyralizimi nuk duhet të jetë një akt arbitrariteti. Edhe periudhat e qëndrimit në komuna dhe kantone janë tashmë anakronike. “Ne përfitojmë kur pjesëmarrja demokratike rritet. Përkundrazi, dikush (shteti) do të duhej ta kërkonte këtë në vend që ta ndërlikonte”.
“Hap i madh për Zvicrën por i zakonshëm në shtetet tjera evropiane”
Studiuesja e migracionit Christin Achermann gjykon: “Pranimi i nismës do të ishte një hap i madh për Zvicrën. Sidoqoftë, në një krahasim evropian, nuk do të ishte asgjë e pazakontë”.
Historiani Espahangizi e sheh iniciativën si një mundësi për një ndryshim të domosdoshëm kulturor: “Duhet të rinegociojmë se çfarë do të thotë të jesh zviceran sot – ose e thënë ndryshe: kush është Zvicra?”.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor