AP Photo/Martin Meissner)
Sport
Fillon në mënyrë spektakolare
Pas kësaj fitore, Franca ka tre pikë ndërsa Rumania mbetet pa pikë në grupin A, ku gjenden Shqipëria dhe Zvicra, të cilat do të takohen nesër me fillim në ora 15:00
Kampionati Evropian ka filluar zyrtarisht në Francë me një ceremoni madhështore, derisa më pas është zhvilluar takimi i parë ndërmjet Francës dhe Rumanisë, ku vendësit shënuan fitore 2:1, shkruan albinfo.ch.
Koreografia në stadium ishte mahnitëse, e cila sikur është një sinjal se sivjet do të kemi njërin nga kampionatet më spektakolare të viteve të fundit. Më pas kanë performuar disa këngëtarë, në mesin e tyre edhe David Guetta, si dhe një numër i madh i vullnetarëve.
Takimi ndërmjet Francës dhe Rumanisë ishte mjaft interesant, ku pjesa e parë u mbyll pa gola. Golin e parë për Francën e realizoi Olivier Giroud në minutën e 57-të, që ishte goli i parë në këtë Evropian. Por, rumunët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin. Stancu realizoi nga pika e bardhë. Megjithatë, Dimitri Payet në minutën e 89-të, shënoi një gol spektakolar dhe i dhuroi Kombëtares së tij tre pikë.
Pas kësaj fitore, Franca ka tre pikë ndërsa Rumania mbetet pa pikë në grupin A, ku gjenden Shqipëria dhe Zvicra, të cilat do të takohen nesër me fillim në ora 15:00.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit