CH-Ballkani
Fillon konferenca e katërt e ambasadorëve kosovarë
Konferenca e katërt e Ambasadorëve e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ka filluar ditën e dytë me diskutimet në panelin e parë ku është folur për sigurinë e Kosovës dhe marrëdhënien me NATO-n.

Panelistët kanë vlerësuar se siguria në rajon dhe në botë, ka ndikim edhe në sigurinë e Kosovës.
Këto komente i ka bërë zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi duke vlerësuar se siguria globale ka ndikim direkt në sigurinë e Kosovës.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO, do të ndikoj për sigurinë e Kosovës dhe atë globale. Kuçi ka thënë se zhvillimet në rajon, por edhe në Lindjen e Mesme kanë ndikim edhe në Kosovë.
Nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se koha në të cilën jetojmë dhe e ardhmja, shkon drejt ndërlidhshmërisë. Prandaj, sipas tij, njohja sa më parë e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin evropian të dy shteteve, thuhet në një njoftim për media.
Ai ka shtuar se Shqipëria dhe Kosova gjatë viteve të fundit kanë intensifikuar bashkëpunimin me zyra të përbashkëta në Milano e Bari. Kjo ka rritur efikasitetin dhe ofrimin e shërbimeve.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greig Delawie ka folur për rolin e NATO-s, përkatësisht atë të KFOR-it në Kosovë dhe sigurinë që po ofron kjo organizatë.
Kurse ambasadori amerikan, Greg Delawie ka vlerësuar lartë letrën e NATO-s dërguar Kosovës për intensifikimin e bashkëpunimit. Sipas tij, Kosova po kalon në një tranzicion, nga konsumuese e sigurisë në kontribuuese të saj. Ai po ashtu ka theksuar se është shumë i kënaqur me vazhdimin e misionit të KFOR-it për ofrimin e sigurisë.
Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka vlerësuar se marrëdhënia e Kosovës me NATO-n, është praktike dhe një aspiratë e konsolidimit. Sipas tij, Kosova është partnerja më e rëndësishme e NATO-s në Evropë, pas Italisë. Majko ka folur edhe për marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, por edhe me shtetet e tjera në rajon.
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur për bashkëpunimin e NATO-s me Kosovën dhe në veçanti për partneritetin për paqe. Mosnjohja e katër shteteve naëtare të NATO-s, që duhet të jeta pengesë në marrëveshjen e Kosovës me NATO-n, në partneritetin për paqe. Ajo ka shtuar se duhet të tregohemi jashtëzakonisht kreativ, jashtë kornizave, në mënyrë që të gjendet njw modus për përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe.
Konferenca e katërt e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë punimet gjatë ditës ku do të diskutohet për: Marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe aplikimi për statusin e kandidatit; Diplomacinë Ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja, Diplomacinë multilaterale: përfitimet nga anëtarësimet dhe aplikimet e reja.
E-Diaspora
-
Vjenë: Më 26 prill mbahet panairi i bizneseve shqiptare në Austri Në panairin “Vjena 2025” do të prezantohen një numër i madh firmash nga të gjitha fushat,...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
Jeta në Zvicër
-
Rënie e mprehtë e turistëve zviceranë në SHBA Bie numri i turistëve zviceranë në SHBA...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara