Kosova
Fillon kampanja për ngritjen e fondeve – Stop Shpyllëzimit në Kosovë
Përmes GIS3 dhe Remote Sensing kemi mbledhur të dhëna për gjendjen e pyjeve në rajonin e Kosovës për 20 vitet e fundit. Kur këto të dhëna u analizuan, u gjet një shkallë shpyllëzimi prej 7,618 hektarësh në periudhën 2001-2020. Kjo është e barabartë me mbi 1 hektarë pyje të humbura mesatarisht çdo ditë, ose madhësinë e 1.5 stadiumeve të futbollit në ditë. Këto gjetje tregojnë se, nëse nuk veprojmë tani, deri në vitin 2035 nuk do të kemi pyje të shëndetshme në Kosovë.

Duke marrë parasysh rëndësinë e pyjeve në sigurimin e ekosistemeve të shëndetshme dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike, ne besojmë se jetesa jonë, gjendja e ekonomisë sonë dhe mirëqenia e njerëzve dhe kafshëve në Kosovë janë të gjitha në rrezik. Dhe ky rrezik buron nga shtimi i nivelit të shpyllëzimit të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore, si ndryshimi i përdorimit të tokës për shkak të bujqësisë, menaxhimi i paqëndrueshëm i pyjeve, mungesa e proceseve të
monitorimit, minierat, projektet e infrastrukturës si rrugët dhe ndërtesat, urbanizimi, zjarret e
shkaktuara nga njerëzit dhe prerjet e paligjshme.
Si pjesë e punës sonë, ne kemi krijuar një lëvizje të quajtur #MoseMerrMalin me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për problemin e shpyllëzimit dhe ndikimin afatgjatë të saj në ekosistemet tona, biodiversitetin dhe jetesën e njerëzve. Duke vënë re dukurinë e këtyre tendencave të paqëndrueshme, SLK në partneritet me Institutin e GIS dhe Teknologjisë Gjeohapësinore të Kosovës – IGGTK dhe Correlaid (Holandë), ka nisur një rrugëtim për të kuptuar më mirë
problemin e shpyllëzimit në Kosovë.
Përmes GIS3 dhe Remote Sensing kemi mbledhur të dhëna për gjendjen e pyjeve në rajonin e Kosovës për 20 vitet e fundit. Kur këto të dhëna u analizuan, u gjet një shkallë shpyllëzimi prej 7,618 hektarësh në periudhën 2001-2020. Kjo është e barabartë me mbi 1 hektarë pyje të humbura mesatarisht çdo ditë, ose madhësinë e 1.5 stadiumeve të futbollit në ditë. Këto gjetje tregojnë se, nëse nuk veprojmë tani, deri në vitin 2035 nuk do të kemi pyje të shëndetshme në
Kosovë.
Në mënyrë që ne të vazhdojmë me lëvizjen #MoseMerrMalin, neve na duhet një stacion pune specifik përmes të cilit do të jemi në gjendje të përpunojmë të dhënat e mbledhura përmes imazheve satelitore.
Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë, atë mund ta bëjnë përmes 3 mënyrave të ndryshme të
dhurimit:
Facebook: https://www.facebook.com/donate/362404845879957/
Paypal: https://www.paypal.com/us/fundraiser/charity/3648649
Global Albanians Foundation website: www.globalalbanians.com/stop-deforestation-in-kosova/
Sustainability Leadership Kosova (SLK) është një OJQ lokale e specializuar në ofrimin e njohurive për qëndrueshmërinë përmes trajnimeve, konsulencës dhe ndërtimit të lëvizjes. SLK u themelua nga puna bashkëpunuese e ndërruesve vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët zotërojnë një larmi ekspertize në qëndrueshmëri, të drejtat e njeriut dhe sipërmarrje.
E-Diaspora
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër Të hënën është raportuar se një autobus i linjës Zvicër-Kosovë me mërgimtarë është aksidentuar. Kompania ka...
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
“Ne mbyllëm fëmijët e padisiplinuar”: shpërthejnë raportet për abuzime në çerdhet frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjisht-folëse, ankesat kundër qendrave të kujdesit ditor janë trefishuar pothuajse në gjashtë vjet. Prindërit...
-
Sindikatat zvicerane bëjnë thirrje për orar më të shkurtër për punëtorët e ndërtimit
-
Rrjeti holandez i dyqaneve me zbritje, në Zvicër
-
Zvicër: Pasuritë e paluajtshme janë mundësi “popullore” për pastrimin e parave
-
Pushime me pagesë pas abortit: Propozimet shkaktojnë polemika në Zvicër