Uncategorized

Fillon gjykimi për vrasjen e shqiptarit nga shqiptari

Tri herë ishte therur me thikë 30-vjeçari, shtetas shqiptar, i cili më pas ndërroi jetë. Në mbrëmjen e 3 prillit të këtij viti në mes tij dhe shqiptarit nga Kosova kishte plasur sherri

Në Gjykatën Rajonale të Bonit në Gjermani ka filluar procesi kundër një shtetasi nga Kosova, i cili kishte mbytur një shqiptar me thikë në prill të këtij viti, shkruan ‘rundschau-online.de’.

 

Tri herë ishte therur me thikë 30-vjeçari shqiptar, i cili më pas ndërroi jetë. Në mbrëmjen e 3 prillit të këtij viti në mes shqiptarit dhe kosovarit kishte plasur një sherr, përcjell albinfo.ch.

Të dy kanë jetuar në të njëjtin kamp të refugjatëve. Nga aty ata ishin të deportuar në shtëpinë e tyre.

 

Vrasësi është i njohur për policinë, pasi kishte edhe vepra tjera penale, derisa ishte shprehur se veprën e ka kryer në vetëmbrojtje.

 

26-vjeçari nga Kosova mund të dënohet deri në dhjetë vjet burg. Ai e kishte therur tri herë në zemër shqiptarin, i cili kishte vdekur në vendin e ngjarjes. Kosovari kishte kryer edhe shumë vepra penale në Kosovë.