Bota

Fillon gjykimi ndaj të dyshuarve për vrasjen e gazetarit saudit

Në Riad të Arabisë Saudite nisi të enjten gjykimi i 11 individëve për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raportoi media shtetërore.

Prokurorët kanë kërkuar dënimin me vdekje për pesë nga të pandehurit.

Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, i cili ka jetuar në SHBA, është vrarë pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Prokurorët kanë thënë se ai është vrarë nga një grup agjentësh që është dërguar në Stamboll për ta bindur atë që të kthehet në Arabinë Saudite.

Riadi e ka refuzuar kërkesën e Turqisë për të ekstraduar 18 të dyshuar për gjykim, përfshirë 15 agjentë të dyshuar, të cilët thuhet se kanë shkuar në Stamboll për të kryer vrasjen, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.

Media shtetërore raportoi se seanca e parë e gjyqit ka nisur dhe se të 11 të pandehurit dhe avokatët e tyre kanë qenë të pranishëm, por nuk dha informacione të tjera.