Muzikë

Fillon Eurovizioni, por Shqipëria prezentohet natën e ardhshme

Sonte ka filluar edicioni i 64-të i Eurovisionit, i cili këtë vit do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Eurovisioni këtë vit do të prezantohet nga modelja e njohur me famë botërore, Bar Rafaeli si dhe Erez Tal, Assi Azar dhe Lucy Ayoub.

Dhjetë shtete do të performojnë në tri netët e këtij festivali, ku në mesin e tyre është edhe shteti i Shqipërisë, që në këtë vit përfaqësohet nga Jonida Maliqi. Këngëtarja do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës” dhe do të këndojë më 16 maj, në natën e dytë gjysmëfinale e 14-ta me radhë, shkruan “The Albanian”, përcjell albinfo.ch.

Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 18 maj.