Futboll
FIFA vendos për Botërorët
Mikpritësit e Kupës së Botës 2030 dhe 2034 diheshin, pasi ishin kandidaturat e vetme, por tashmë është zyrtare. Spanja, Maroku, Portugalia dhe një pjesë e Amerikës së Jugut, Argjentina, Uruguaji e Paraguaji do të presin kampionatin pas 6 vjetëve.
Pastaj do të jetë radha e Arabisë Saudite. Vendimi i dyfishtë është marrë përmes votimit në një kongres virtual të FIFA-s. Turneu i vitit 2030 që përkon me 100-vjetorin e këtij aktiviteti, ku 1 shekull më parë u organizua në Uruguai, do të ketë edhe disa ndeshje në Amerikën e Jugut.
Një kampionat në 3 kontinente, si asnjëherë më parë, ku pjesa më e madhe e takimeve do të zhvillohet në Marok, Spanjë dhe Portugali. Në 2034 Botërori do të mbahet në Arabinë Saudite. Duke parë temperaturat e larta në verë, pritet që të zhvillohet në fund të vitit ashtu siç u veprua me Katarin në 2022.
E-Diaspora
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare Gjatë këtij viti, z. Berisha ka punuar për të forcuar lidhjet me mërgatën shqiptare, përmirësuar shërbimet...
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Të gjithë semaforët e Gjenevës do të ndërrohen Gjeneva po fillon një rinovim në shkallë të gjerë të sistemit të saj të semaforëve. Do...
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pritet të ulë më tej normat e interesit