Futboll
FIFA: Transferime rekord në futboll këtë verë
Numri i transferimeve në futbollin profesionist është rritur ndjeshëm këtë verë, pas dy vjetëve të shënuara nga pandemia, transmeton albinfo.ch.
Një total prej 9,717 transferimesh ndërkombëtare që përfshijnë lojtarë profesionistë janë përfunduar, një rritje prej 16.2% nga viti në vit, sipas një raporti të publikuar të enjten nga organi qeverisës i futbollit botëror me bazë në Cyrih, FIFA.
Midis 1 qershorit dhe 1 shtatorit, shuma e shpenzuar për transferet ndërkombëtare për meshkujt u rrit me 29.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 në 5 miliardë dollarë (5.02 miliardë euro), tha organi botëror i futbollit.
Në mesin e lojtareve femra u thye një rekord i ri për të pestin vit radhazi, me 684 transferime ndërkombëtare, 14.4% më shumë se në verën e 2021-shit.
Ky raport i ndërmjetëm i FIFA-s, para raportit vjetor të publikuar tradicionalisht pas afatit kalimtar të dimrit, konfirmon gjithashtu rëndësinë në rritje të agjentëve, të cilët morën gjithsej 494.4 milionë dollarë komisione. Shpërblimi i tyre tani përfaqëson 9.9% të shumës totale të tarifave të transfereve, krahasuar me 6.1% në 2012, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme