Futboll
FIFA nis hetimet për provokimin me flamurin serb
Federata e Futbollit e Kosovës FFK tashmë ka kërkuar nga FIFA që të sanksionojë serbët
FIFA ka nisur hetimet për flamurin me motiv nacionalist nga kabina e lojtarëve të Serbisë në Botërorin që po zhvillohet në Katar. Ai flamur paraqet hartën e Kosovës nën ngjyrat kombëtare serbe, transmeton albinfo.ch. Fotoja me sa duket është bërë në dhomën e zhveshjes para ndeshjes së Serbisë kundër Brazilit.
Asnjëri nga lojtarët nuk shihet në dhomë, por flamuri është i varur mbi bluzat dhe dollapët e mbrojtësit Milos Veljkovic (Werder Bremen) dhe mesfushorit Andrija Zivkovic (PAOK Saloniki), shkruan spiegel.de.
Një zëdhënës i FC Werder tha për “Deichstube” se Veljkovic kishte dëgjuar për foton vetëm pas ndeshjes. Kur lojtarët u kthyen në dhomën e zhveshjes, aty nuk ishte më flamuri i varur.
Po ky flamur është parë pastaj edhe në tribuna, në duar të publikut serb.
Kosova kërkon sanksione për flamurin në kabinën e Serbisë
Federata e Futbollit e Kosovës FFK tashmë ka kërkuar nga FIFA që të sanksionojë serbët, transmeton albinfo.ch. “FFK-ja dënon fuqishëm veprimet agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës në Kupën e Botës 2022”, ka shkruar federata në Twitter.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor














