Shkurt.ch
FIFA konfirmon takimin me Vokrrin në Cyrih
Një delegacion i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën, më 4 korrik, do të zhvillojë një takim në Cyrih me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter..
Këtë takim e ka konfirmuar për albinfo.ch zyra për informim e FIFA-s.
Megjithatë ata kanë thënë se bëhet fjalë për një takim jo zyrtar, në të cilin nuk pritet të merren vendime të rëndësishme.
“Është e vërtetë se në FIFA do të vijë të mërkurën një delegacion i Federatës së Futbollit të Kosovës. Megjithatë, është planifikuar vetëm një takim joformal, në të cilin nuk pritet të merren vendime përkatëse. Nuk do të ketë as konferencë për gazetarë”, bën të ditur për albinfo.ch zyra për informim e FIFA-s.
Ndërkohë gazeta “Express” ka cituar krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët kanë thënë para nisjen për në Cyrih se me Blaterin do të bisedojnë për modalitetet e zhvillimit të ndeshjeve miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, derisa nuk presin që shtëpia e futbollit botëror t’u qesë kushte për organizimin e ndeshjeve.
Ky vendim është kundërshtuar fuqishëm nga Serbia dhe UEFA. Megjithatë, FIFA qëndroi prapa atij vendimi, por duke paralajmëruar se më 17 korrik, Komiteti Ekzekutiv i saj do t’i zgjedhë modalitetet rreth zhvillimit të ndeshjeve miqësore për përfaqësuesen kosovare.
Prandaj, para se të zgjidhen ato modalitete, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, e ftoi për këtë takim konsultativ delegacionin kosovar të kryesuar nga Fadil Vokrri.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?