Lajme

FIFA e çon arbitrin më të mirë në “Elbasan Arena”

FIFA tashmë ka caktuar arbitrin më të mitë në botë, italianin Nicol Rizzoli për ta ndarë ndeshjen Shqipëri-Serbi. Rizzoi ka ndarë ndeshjen finale të Kupës së Botës

Dy ekipet kombëtareve, Shqipërisë dhe Serbisë, tashmë janë duke bërë kalkulimet e fundit, për ndeshjen më interesante të kësaj gjiro për eliminatoret Franca 2016, ndërsa edhe FIFA duket se kësaj here asgjë nuk do t’ia lë fatit. FIFA tashmë ka caktuar arbitrin më të mitë në botë, italianin Nicol Rizzoli për ta ndarë ndeshjen.

UEFA, siç raportojnë edhe mediet në Ballkan, është e vetëdijshme se më 8 tetor në “Elbasan Arena” do të zhvillohet një ndeshje shumë e madhe në Evropë, ku do të ndeshen dy kombëtaret që kanë urrejtjen më të madhe në Evropë.

Gjyqtari italian njihet si një nder më të mirë të të gjitha kohërave në botë. Ai ka ndarë drejtësinë në ndeshjen finale Argjentinë-Gjermani të kupës së botës në Brazil, e gjithashtu ka gjykuar ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në 2013-ën. Ricoli është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2007

Ndryshe, për kombëtaren e Shqipërisë, loja ndaj Serbisë ka rëndësi të madhe, pasi me një fitore eventuale mund të kualifikohet drejtpërdrejtë në Franca 2016. për Serbinë ndërkaq fitorja, përveç kënaqësisë patriotike, nuk i bën asnjë nder pasi që i ka humbur të gjitha shpresat për Evropian. E ndërkaq Shqipëria edhe nëse i humb dy ndeshjet e radhës, me Serbinë dhe Armeninë, ajo prap e ka të sigurt lojën e barazhit.

Trajneri i Serbisë, Radovan Curçiq në një intervistë për median serbe, tha se sfida me Shqipërinë do të jetë e vështirë dhe se Shqipëria është me meritë në pozitat aktuale në grup.

“Ndeshja me Shqipërinë do të jetë ndoshta më e vështira për ne. Kam respekt absolut për skuadrën e Shqipërisë. Ajo nuk është rastësisht në këto pozita. Kombëtarja shqiptare është përmirësuar ndjeshëm dhe një fitore ndaj nesh e çon atë për herë të parë në fazën finale të një aktiviteti të rëndësishëm. Jam i sigurt se lojtarët e mi do të japin maksimumin brenda mundësive të tyre dhe do të përfaqësojnë sa më mirë vendin tonë”, u shpreh ai.