Lajme

Fidane të Zvicrës mbjellën në Prishtinë

Qeverisja e Prishtinës planifikon të sjell nga Zvicra rreth 1600 fidanë që qëndrojnë disa vjet. Po ashtu sivjet planifikon t’i mbjell 50 mijë tulipanë me qëndrueshmëri deri 8 vjet

Komuna e Prishtinës për çdo viti ndanë qindra mijëra euro për mbjelljen e luleve dhe drunjve dekorativ, por qëndrueshmëria e tyre zakonisht ka qenë stinore. Ndërsa sivjet administrata komunale ka kërkuar nga “Hortikultura” që të sjell drunj nga Zvicra, që qëndrojnë disa vjet.

“Nga tenderi prej 300 mijë eurosh sivjet do të blihen 1 mijë e 600 fidanë, që i bie që një sish do të kushtojë 187 euro. Qeverisja e re do të sjellë një lloj të ri nga Zvicra. Me këta drunj pritet të rigjenerohen edhe hapësira të reja dhe të bëhet edhe bllokimi i trotuareve për vetura”, citon “Koha”, zyrtarët komunal.

Ndryshe farat e luleve që janë mbjellë për zbukurimin e hapura në Prishtinë, janë sjellë nga Holanda, derisa kultivimi i tyre gjatë dimrit bëhet nga “Hortikultura. Kjo e fundit që është dikaster i veçantë i komunës, që merret me zbukurimin e kryeqytetit, sivjet planifikon t’i mbjell rreth 50 mijë lule tulipanë, që qëndrojnë deri në 8 vjet.