Maqedonia

FH: Maqedonia, vend pjesërisht i lirë

Maqedonia është vlerësuar si vend pjesërisht i lirë, në raportin më të ri të Freedom House, i cili është publikuar sot. Në raport mes vendeve që tentojnë të bëjnë kthime të rëndësishme në demokraci dhe meritojnë trajtim të veçantë, këtë vit është përmendur edhe Maqedonia.

Vlerësohet se qeveria e re përpiqet të largojë korrupsionin, si dhe abuzimet e tjera sistematike nga qeveria e kaluar, njofton “Telegrafi” i Maqedonisë, përcjell albinfo.ch.

Në raport thuhet se ngjarjet në Ballkanin Perëndimor kanë treguar se duhet angazhim i vazhdueshëm në rajon nga ana e demokracive të mëdha.

Kështu në raport thuhet se ndërmjetësimi i Washingtonit dhe Brukselit ka ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike, duke hapur rrugë për demokracinë.

Ndërsa, sa u përket lirive të njeriut në gjithë botë, raporti i Fredoom House tregon se ka rënie të demokracisë në botë. Raporti thotë se 2017-ta ka qenë viti i 12-të radhazi i rënies së lirisë globale – me 71 vende që kanë vuajtur rënie në të drejtat politike dhe liritë civile.