Futboll

FFK dënohet nga UEFA

UEFA e ka dënuar me 900 euro Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Sipas vendimeve të publikuara në faqen zyrtare të UEFA-s, më 14 dhe 22 janar, të marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, FFK-ja është dënuar për sjellje të pahijshme gjatë ndeshjes që futbollistet U19 të Kosovës zhvilluan më 3 dhjetor kundër Greqisë U19, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të këtij viti, trasnmeton albinfo.ch.

Turneu i grupit të Kosovës u zhvillua në Gjermani, ndërsa Kosova e mbylli turneun pa asnjë gol të shënuar dhe me nëntë gola të pësuar.