Kuriozitete

Festivali tajlandez, për nder të elefantëve

Zëvendësmenaxheri i festivalit në këtë qytet tha se industria e turizmit është puna më e madhe për shumë njerëz për të siguruar jetesën

Në qytetin e lashtë tajlandez, Ajutahaja, rreth 70 elefantë janë gostitur me fruta për të kremtuar kështu Ditën e Elefantëve, ngjarje kjo me ç’rast të rritur e fëmijë kanë mundësi të ushqejnë gjigantët miqësorë.

Ngjarja kombëtare shënohet që nga viti 1998, dhe ishte iniciuar nga aktivistët për mbrojtjen e kafshëve për t’i përkujtuar tajlandezët rëndësinë e elefantëve. Po ashtu shërben edhe si përkujtues për popullin që të ndihmojë dhe të ruajnë elefantët nga gjuetia ilegale. Për disa dekada elefantët janë pjesë e atraksionit turistik të vendit dhe janë të trajnuar të përformojnë spektakle të ndryshme për turistët.

Zëvendësmenaxheri i festivalit në këtë qytet tha se industria e turizmit është puna më e madhe për shumë njerëz për të siguruar jetesën. Janë rreth 3500 elefantë në kopshtet e kujdestarisë nëpër Tajlandë, sipas Departamentit për mbrojtjen e kafshëve.