E-Diaspora
“Festivali shqiptar” po e rishikon ftesën për dy reperët problematikë
"Aktualisht jemi duke e shqyrtuar këtë çështje. Ndërsa nesër do të mblidhemi të gjithë ne nga organizimi i festivalit dhe do të dalim me një vendim. A do të jetë ky vendim për ftesën e reperëve në fjalë apo për anulimin e saj, mbetet të shihet dhe të vendoset"
Të përballur me presionin publik, organizatorët kanë menduar të rishqyrtojnë ftesën dërguar dy reperëve kontroversë: Kollegah dhe Farid Bang për të marrë pjesë në “Albanian Festival”.
Albinfo.ch kishte marrë vesh nga burimet e veta se ftesa problematike mund të anulohet. Ndërkaq, i kontaktuar nga albinfo.ch, kreu i këtij organizimi, B.M, thotë: “Aktualisht jemi duke e shqyrtuar këtë çështje. Ndërsa nesër do të mblidhemi të gjithë ne nga organizimi i festivalit dhe do të dalim me një vendim. A do të jetë ky vendim për ftesën e reperëve në fjalë apo për anulimin e saj, mbetet të shihet dhe të vendoset. Deri në fund të javës sigurisht kjo çështje do të jetë e përmbyllur”, ka përfunduar udhëheqësi i festivalit “Albanian Festival” që mbahet në muajin maj në Schaffhausen.
Siç ka shkruar albinfo.ch sot, Ambasada e Shqipërisë në Bernë, ashtu si dhe ajo e Kosovës, krerë të komunitetit shqiptar të këtushëm si dhe të bashkësive fetare shqiptare në Zvicër, kanë dënuar vendimin për pjesëmarrje të dy reperëve të përmendur, në përgjithësi. Por në veçanti ata kanë kundërshtuar që ata të marrin pjesë në një festival që mban emrin “Festivali shqiptar” (Albanian Festival).
Reperët “Kollegah” dhe “Farid Bang ”, me një këngë të tyre kanë vënë në lojë në mënyrë të vrazhdë viktimat e holokaustit. Konkretisht në këngën “0815” të albumit të tyre, reperët flasin për trupat e tyre se janë “më të definuar se ata të të burgosurve në Aushvic”, ndërsa në një tekst tjetër këndojnë, “unë po bëj një holokaust tjetër me molotov” e të ngjashme.
Dy të përmendurit kanë marrë pak ditë më parë çmimin kryesor që jepet në Gjermani për muzikë të popullarizuar “Echo”. Dhe pikërisht ky çmim është kontestuar me të madhe ndër muzicientët dhe mediat në Gjermani e më gjerë. Kontestimi ka shkuar aq larg sa që disa nga fituesit në kategoritë tjera, në shenjë proteste, e kanë refuzuar çmimin në fjalë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë