Të tjera
Festivali olimpik në Prishtinë
KOK-u është bërë Komiteti i nëntë Olimpik në botë që organizon një festival të tillë madhështor, pas shteteve të fuqishme si: Italia, Franca, Belgjika, Holanda, Sllovenia, Republika e Çekisë, etj
Komiteti Olimpik i Kosovës të hënën do të bëjë hapjen zyrtare të Festivalit Olimpik PyeongChang 2018, që prej tri ditësh ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Krahas Festivalit, do të bëhet edhe hapja e Panairit të Sportit “Prishtina 2018”, i cili po ashtu do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Të dyja këto aktivitete hapen solemnisht në ora 11:00, derisa të njëjtat do të organizohen edhe me rastin e shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrës në hapjen e të dy aktiviteteve, të cilat do ta “pushtojnë” sheshin kryesor të Prishtinës, do të jetë edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, kurse pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe personalitete tjera të larta.
Në Panair, pritet të marrin pjesë dhjetëra klube të Prishtinës, të cilët gjatë tërë ditës do të shfaqin ofertat e tyre para nxënësve të shkollave fillore.
Ndërkohë, në Festivalin Olimpik, në tri ditët e para mbi 1 mijë fëmijë kanë performuar në sportet e patinazhit dhe kërlingut.
KOK-u është bërë Komiteti i nëntë Olimpik në botë që organizon një festival të tillë madhështor, pas shteteve të fuqishme si: Italia, Franca, Belgjika, Holanda, Sllovenia, Republika e Çekisë, etj.
Festivali po mbahet krahas Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018, të cilat po përcillen në ekranin gjigant të vendosur skaj aktiviteteve.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë