Kosova

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Gjenevë për 4 vjet me radhë sjell fima shqiptarë

Një nga festivalet më në zë në Zvicër dhe më gjerë është Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Gjenevë, i cili për katër vjetë rresht ka prezantuar edhe filmat shqip, mes shumë filmave të tjerë, shkruan albinfo.ch.

Pa dyshim se hijeshinë e këtij festivali do ta shtojë edhe prezenca e Çun Lajçit, një ikonë e respektuar, që do të nderohet si pjesë e jurisë për ndarjen e çmimeve.

Festivali FIFOG është mbështetësja kryesore që u ka mundësuar shqiptarëve të paraqiten me artin e kulturës shqiptare.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, mjekër dhe teksti

Programi:

“NINULLË” (BERCEUSE), regjisor Adrian Asllani, Kosovë – Zvicër / Fiktiv, 15 min / 2023 / VO në gjuhën shqipe / Subtitra në gjuhën angleze.

“SILENCE OF SIRENS”, (HESHTJA E SIRENAVE) regjisor Gazmend Nela, Kosovë – Zvicër / Fiktiv / 2023 / 1 orë e 33 minuta / VO në gjuhën shqipe / Subtitra në frëngjisht.

Prania e këtyre artistëve të shquar do ta bëjë këtë ngjarje edhe më të veçantë:

– Gazmend Nela, bashkë me ekipin e tij (zviceranë dhe shqiptarë)

– Artisti Ramë Dardania anëtar në Komisionin e Festivalit. (Kosovë)

– Çun LAJÇI (Aktor dhe anëtar i jurisë)

– Adrian Asllani (Regjisor)

Bashkohuni me ne te premten, më 14 qershor, në orën 20:00, për një mbrëmje artistike shqiptare në «Cinéma du Grütli», Gjenevë. /Albinfo.ch

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Mund të jetë një grafik i teksti që thotë "( SILENCE OF SIRENS w" Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër dhe duke buzëqeshur Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti