Integrimi
Festivali i sheqerit në Gjermani, ëmbëlsoi familjen shqiptare
Pas një viti përplot shpresa e ankth, më në fund gjithçka ka përfunduar mirë me një fund të lumtur. Familjes shqiptare Deda, e cila jeton në Grefrath, i është dhënë leja e qëndrimit në Gjermani. Falënderimi i tyre për ndihmësit vjen nga zemra.
Kur Albert Deda shikon kartën e identitetit, ai shkëlqen nga lumturia. Është fjala “leje qëndrimi” që shënon aty dhe e bën atë të lumtur. Pas një viti plot frikë dhe shqetësime për të ardhmen e tyre, familja shqiptare me pesë fëmijëve mund të nxjerrë një përfundim pozitiv. Tani ajo ka një leje qëndrimi në Gjermani. “Pa mbështetjen e shumë qytetarëve të Grefrathit, ne nuk do ta kishim arritur”, thotë Albert Deda për “RP Online”, përcjell Albinfo.ch.
Shqiptari 41-vjeçar, në vitin 2015 vendosi të largohet nga vendlindja e tij, sepse ai nuk donte të jetonte me korrupsionin mbizotërues dhe ishte nën presion. Si pjesë e valës së madhe të refugjatëve, familja mbërriti në qendrën e strehimit Unna-Massen dhe nga atje u zhvendos në Komunën Grefrath. Me kurset e gjuhës, vijimin e fëmijëve në shkolla dhe çerdhe, pjesëmarrjen në jetën e komunës dhe komunitetit në Grefrather dhe faktin se ai gjeti një punë të përhershme në hotelieri e “Haus Bey” në Nettetal-Hinsbeck pas një kohe të shkurtër dhe bashkëshortja e tij mundi të punojë si ndihmëse në familje, procesi i integrimit u zhvillua shumë pozitivisht.
Me ndihmën e qytetarëve të Grefrathit, Dedajt gjetën një banesë, ata kanë mundur të stabilizohen në sajë të mbështetjes dhe shpejt qëndruan në dy këmbët e tyre. “Gjatë festivalit të sheqerit vitin e kaluar, më pas erdhi tronditja. Familja erdhi tek unë me një letër në dorë duke thënë se ajo do të duhej të largohej nga vendi brenda katër javësh. Megjithatë, nga pranimi i letrës kishin kaluar tashmë më shumë se dy javë, sepse zyra e mirëqenies sociale e kishte dërguar letrën shumë vonë”, i përkujton ato momente Zümran Zeytindali, e cila familjen e njoftoi gjatë punës së saj vullnetare për çështjen e refugjatëve. Zeytindali e thirri menjëherë entin gjerman për të huaj dhe arriti ta prolongojë afatin. Ajo dhe ndihmësit e tjerë morën një mision tjetër, duke e dërguar rastin në Komisionin për raste të rënda, i cili lejen e qëndrimit e zgjati për tre muaj, pastaj për një vit e gjysmë. “Ne gjithnjë kemi dokumentuar në mënyrë të përsëritur se sa mirë është vendosur familja Deda”, kujton Karin Rosenstengel, e cila është gjithashtu në mesin e mbështetësve, transmeton më tej Albinfo.ch. Për të gjithë, ishte një kohë ankthi, e shoqëruar nga një numër momentesh shqetësuese se si do të përfundojë gjithçka.
Pastaj, nga fundi i muajit maj erdhi përgjigja pozitive e Komisionit për raste të rënda. Nga mesi i qershorit, qarku i Viersen e konfirmoi pëlqimin për të drejtën e qëndrimit – dhe rastësisht, mu gjatë festivalit të sheqerit. “Kësaj here ishte një kontrast i madh në krahasim me vitin e kaluar, një festë shumë e bukur”, thotë Zeytindali, e cila dikur personalisht kishte shpëtuar si një grua e re nga Turqia, duke u vendosur në Gjermani dhe problemet e tilla i njeh shumë mirë. Atëbotë, ate e kishin ndihmuar shumë njerëz të tjerë dhe këtë të mirë, ajo e kthen ditëve të sotme.
Familja Deda është e gëzuar dhe mirënjohëse. “Gjithçka ka ndryshuar për mirë”, thotë Antigona Deda. Por, pastaj lindën përsëri emocione. I biri i tyre Björni, i lindur në Gjermani, kishte nevojë për pasaportën e tij. Nga ana tjetër, kërkes për pasaportë duhej të parashtrohej në Mynih dhe nevojitej certifikata ndërkombëtare e lindjes. Alberti dhe Antigona Deda, është dashur të paraqiteshin personalisht me djalin e tyre më 6 korrik në Mynih. Fluturimi nuk funksionoi sepse Björni nuk kishte një pasaportë.
Edhe një herë u dëshmua se çfarë gatishmërie për ndihmë mbisundon në Grefrath dhe sa mirë funksionon rrjeti. Zeytindali e dinte nga puna e refugjatëve me një familje siriane. Babai i saj, një shofer kamioni i dërgoi të tre me veturën e tij në orët e hershme të mëngjesit në Mynih, priti dhjetë minuta para zyrës dhe i ktheu të gjithë përsëri në Grefrath mbrapa. Në ndërkohë, miqtë e tjerë janë përkujdesur për Brendonin dhe Brajanin, të cilët përfundimisht është dashur të shkojnë në shkollë.
Me lejen e qëndrimit, familja Deda tani ka plane të ardhshme. Albert Deda dëshiron të marrë patentën e tij të shoferit dhe të blejë një veturë të vogël të përdorur. “Në dimër nuk është kaq mirë të shkosh në punë me biçikletë në Hinsbeck”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra Viti i ardhshëm do të shënojë një rekord për industrinë ajrore me 5.2 miliardë pasagjerë. Çmimet...
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri