Kosova
Festivali i kafes dhe çajit nis sot në Prishtinë
Pas dy vjet pauze, rikthehet sot në kryeqytet aroma e kafes dhe çajit, bënë të ditur albinfo.ch.
Për tri ditë radhazi qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë çajin dhe kafen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Ky është edicionin i 6-të i festivalit të kafes dhe çajit.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se hapja zyrtare do të bëhet sot, e martë, në ora 10:00, ndërsa festivali do të qëndrojë i hapur deri në pra 21:00.
Risi në këtë edicion do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e 5 brendeve të reja (kafes dhe çajit), duke dërguar si asnjëherë më parë numrin në 30 të brendeve pjesëmarrëse.
Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi për t’u njohur me programet e kafes dhe çajit si dhe për t’i degustuar, pse jo të gjitha brendet prezente në një vend.
Bëhet e ditur se për dispononimin dhe argëtimin e vizitorëve, do të përkujdesen solo këngëtarët me muzikë të lehtë – jo të zhurmshme, si dhe DJ të njohur vendorë.
Festivali do të qëndrojë i hapur për tri ditë me radhë, sot si dhe më 12 dhe 13 tetor.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social Fondacioni Schwab e nderon atë për angazhimin dhe vullnetin e tij për të bërë një ndryshim...
-
18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor në Itali
-
Arrestohet shqiptari në Francë për këtë arsye
-
8 shqiptarë garojnë për asamblistë në rajonin e Austrisë së Ulët
-
Thirrje për kujdes me privatësinë e të dhënave gjatë regjistrimit për votimin nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Kërkesa për prona me qira mbetet e lartë në Zvicër Për shkak të çekuilibrit midis ofertës dhe kërkesës në tregun zviceran të pasurive të paluajtshme, oferta...
-
Presidentja zvicerane bën thirrje për tregje të hapura dhe institucione të qëndrueshme në fjalimin në WEF
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut miraton 50 milionë franga ulje në sigurimet shëndetësore
-
Bazeli përgatitet për Eurovision, ku pret shumë vizitorë në hotele
-
“Kush kujdeset për Evropën?” pyet Zelensky nga Davos